LajmeMaqedoni

Kthimi i mërgimtarëve, kolona në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar bën të ditur se nuk ka kolona dhe pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare, përpos asaj në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.

QKMK në përditësimin e  fundit njofton se pritjet për të dalë nga Kosova në Merdarë janë deri në 40 minuta. Njësoj edhe te Dheu i Bardhë.

Ndërkaq në të gjitha pikë-kalimet kufitare  tjera pritjet në hyrje dhe dalje të Kosovës janë nga 3 deri në 5 minuta.

Në këto dy pika kufitare zakonisht krijohen më shumë kolona në kohën e festave dhe pushimeve verore me ardhjen e bashkatdhetarëve.

Në ditët e fundit më e ngarkuara ka qenë pika kufitare në te Dheu i Bardhë ku pritjet kanë shkuar deri në 3 orë.

Show More

Related Articles

Back to top button