LajmeMaqedoni

Ku do të përdoren paratë nga Tatimi i Solidaritetit?

Mjetet nga Ligji për Tatimin e Solidaritetit do të shkojnë vetëm për programin P1 në buxhet për masat kundër krizës, thekson ministri i Financave Fatmir Besimi. Ligji për Tatimin e Solidaritetit, siç tha ai, është publikuar në Fletoren Zyrtare së bashku me Rregulloren dhe DAP-ja ka një njoftim në faqen e tyre. “Ka një njoftim të duhur dhe duhet të zbatohet. Detyrimi ligjor është i qartë. Afati për dorëzimin e formularëve është shtyrë për shtatë ditë. Ligji i referohet një takse të veçantë dhe është jashtë sistemit tatimor dhe ndryshe nga taksat e tjera në vendin tonë, pra është përcaktuar që fondet që do të mblidhen nga kjo taksë publike do të shkojnë vetëm për Programi P1 që është në Buxhet për masat kundër krizës.

Metodologjia e llogaritjes është përcaktuar saktësisht dhe nuk bazohet në deklaratën tatimore, por është dokument i veçantë”, sqaroi Besimi. Ai përsëriti se do të ketë masa kundër krizës dhe se një pjesë është 100 milionë euro nga BEI, ndërsa 50 milionë euro do të vendosë Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës në nëntor. Ministri gjithashtu bëri të ditur se nesër do të publikohet prospekti i parë për eurobondin e parë jeshil me vlerë 10 milionë euro.

“Do të ketë një obligacion jeshil që është në fondin e efiçiencës së energjisë, prospekti do të publikohet të mërkurën. Javën e ardhshme do të ketë ankand për 10 milionë euro shtesë për efiçencën e energjisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. 600 milionë denarë shtesë po u japim kompanive vendore për kontratat e nënshkruara me Qeverinë për investime, si dhe 200 milionë denarë shtesë për kompanitë e huaja që investojnë tek ne dhe 300 milionë denarë për TIRZ-in”, njoftoi ministri i Financave.

Show More

Related Articles

Back to top button