LajmeSport

Kupa: Shkëndija sfidon Jeni Male, Struga kundër Sllogës së Vinicës

Sot do të zhvillohen përballjet e para të 1/16 së finales në Kupën e Maqedonisë. Sot do të zhvillohen 12 takime, ndërsa 3 ndeshje janë programuar për 2 tetor.

Lideri aktual, Shkëndija, nis garat përball skuadrës Jeni Male të Manastirit, ndërsa FC SHkupi do të jetë në transfertë, përball Xhepçishtit. Kampioni aktual, Struga Trim Lum sfidon Sllogën e Vinicës, ndërsa Besa e Dobridollit do të takohet me Ohrin.

Dyshet e takimeve të tjera janë: Kozhufi – Arsimi, Shkëndija Haraçinë – Rabotniçki, Novaci – Vardari, Karbinci – Sileksi, Skopje – Pelisteri, Boreci – Detoniti, Sloboden Skopje – Bregallnica dhe Vardar Negotina – Brera Strumica. Të gjitha përballjet nisin në orën 15:00.

Ndërkohë tre ndeshjet tjera si: Bashkimi – Voska Sport, Bellasica – Makedonija Gjorçe Petrov dhe Pobeda – Gostivari, do të zhvillohen me 2 tetor në orën 14:00.

 

Show More

Related Articles

Back to top button