LajmeMaqedoni

KURORËZIMI I MADHËRIVE TË TYRE MBRETI DHE MBRETËRESHA KONSORT

Më 6 maj, e shtunë, Ambasada e Britanisë në Shkup, mirëpriti mysafirë në Rezidencën britanike për ngjarjen e shfaqjes së Kurorëzimit të madhërisë së tyre Mbreti Çarlls dhe Mbretëresha Kamilla një ngjarje historike për Mbretërinë e Bashkuar dhe Komonuelthin. Kurorëzimi u zhvillua në Uestminster Abi, Londër, drejtuar nga Kryepeshkopi i Kenterburit.

Ambasadori britanik Methju Lauson mirëpriti zyrtarët e qeverisë, shtetasit britanikë, të rinjtë, shoqërinë civile dhe ambientalistët nga Maqedonia e Veriut për të parë Kurorëzimin që pasqyronte Mbretërinë e Bashkuar moderne, të larmishme, shumëfetare dhe promovonte temat e rinisë, bashkësisë, diversitetit dhe qëndrueshmërisë.

Duke festuar 30 vjetorin e marrëdhënieve dypalëshe midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut këtë vit, dëshirojmë të falënderojmë partnerët tanë të ngushtë, aleatët dhe miqtë në Maqedoninë e Veriut për kontributin e tyre në marrëdhëniet e forta dhe të vazhdueshme midis vendeve tona.

Show More

Related Articles

Back to top button