LajmeRajon

Kurti: BE të konsiderojë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se në takimin e mbajtur këtë të enjte (11 maj) me emisarin e BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak ka vënë theksin te zbatimi në tërësi i marrëveshjes, si dhe nevojën që BE të konsiderojë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e kësaj marrëveshje.

“Prita Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajcak në zyrat tona të qeverisë sot. Theksova nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi, dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”, shkruan Kurti në Twitter.

Ndërsa Lajçak gjatë një komunikimi për mediat, pas takimit ka bërë me dije se kanë diskutuar për hapat e mëtejshëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku vuri theksin te rëndësia e këtij dialogu.

“Është vërtetë e rëndësishme që të kemi një kuptim të qartë për hapat e ardhshëm. Ne mund të kemi vetëm normalizim apo konfrontim. Dhe ne duhet patjetër të fokusohemi plotësisht te normalizim”, ka thënë Lajçak.

/rtsh.al/

Show More

Related Articles

Back to top button