LajmeRajon

KURTI DHE KONJUFCA NGUSHËLLOJNË GREQINË PAS TRAGJEDISË

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kanë shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik hekurudhor që ka ndodhur në Greqi.

“Është zemërthyese të zgjohesh me lajmin për përplasjen e tmerrshme të trenit në Greqinë qendrore mbrëmë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë. Kosova qëndron pranë Greqisë pas kësaj tragjedie dhe populli i Greqisë është në mendimet dhe lutjet tona”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa në anën tjetër, Konjufca ka thënë se në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij personal iu shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave të këtij aksidentit fatal, popullit dhe shtetit grek.

Ndryshe, një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë të vdekur 38 persona, ndërsa të paktën 85 janë plagosur.

Show More

Related Articles

Back to top button