LajmeRajon

Kurti paralajmëron reformë të thellë e shtim të kapaciteteve në Qendrat për Punë Sociale

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Punës Sociale, Lidhja e Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë mbajtur konferencën e dytë nacionale “E tashmja dhe e ardhmja e Punës Sociale në Kosovë”.

Aty u tha se kjo konferencë ka për qëllim shënimin dhe promovimin e Punës Sociale në Republikën e Kosovës, ku profesionistët e shërbimeve sociale, përfaqësuesit e institucioneve dhe akademia do të diskutojnë për të arriturat, sfidat dhe të ofrojnë rekomandime lidhur me avancimin e Punës Sociale në vendin tonë.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar reformë të thellë të Qendrave për Punë Sociale në vend.

Kurti tha se prioritet i qeverisë së tij është mbrojtja sociale e qytetarëve.

Ai theksoi se përmes shtimit të kapaciteteve do të fuqizojnë këto qendra.

“Punonjësit social mbështesin qytetarët me problemet e tyre sociale. Ju shprehi falënderimin për punën që e bëni. Ndonëse janë 38 qendra me shumë, bashkërisht po synojmë që t’i rrisim kapacitet në këto qendra. Sepse drejtësia nuk është vetëm në verdikte gjykatore por edhe në shoqëri, dhe për këtë duhet të kemi më shumë drejtësi në shoqëri”, u shpreh ai.

E kryetari i Asociacionit të Qendrave për Punë Sociale, Blerim Shabani, foli për punën që bëjnë punëtorët social. Ai i konsideroi si të nevojshëm për shoqërinë kosovare, duke thënë se ndihmojnë njerëz në formë direkte dhe inderekte.

“Sot profesionistet për punë sociale janë pranë njerëzve në nevojë dhe familjet e tyre duke shërbyer si ndërlidhës i nevojave të tyre në shërbime të nevojshme për jetën e tyre. Ata janë këshillues, dëgjuesit, avokuesit. Ata janë promovuesit e ndryshimit dhe zhvillimit. Mbi 70 kategori e 90 lloje shërbimesh ata sot ofrojnë shërbime për 70 mijë persona në formë direkte dhe mbi 200 mijë persona në formë indirekte. Ata sot përballen me sfida të shumta e tepër të mëdha. Sot ata përballen me  paga të ulta e jo dinjitoze, të ngritën investimet”, ka thënë ai.

Ndërsa shefi i departamentit të Degës për Punë Sociale në Fakultetin Filozofik UP, Avdyl Gashi, tha se profesionistët për punë sociale e kanë treguar vetën në kohë të pandemisë.

“Departamenti i Punës Sociale është një departament i ri në UP. Degës për Punë Sociale që nga viti 2012 ka ofruar disa gjenerata. Ndër vite Departamenti ynë ka ofruar kuadro me profesionist për punën sociale të cilët më punën që kanë ofruar sidomos në kohën e pandemisë kanë treguar profesionalizëm”, tha ai./eo

Show More

Related Articles

Back to top button