LajmeRajon

Kurti për targat: Vendosim sapo ta vërtetojmë se Serbia po e zbaton vendimin e saj për targat RKS

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, k ka paralajmëruar se Qeveria do të marrë vendim për t’i lejuar targat e Serbisë. Sipas Kurti një gjë e tillë do të bëhet pasi që Policia e Kosovës të sigurohet se Serbia po e zbaton plotësisht dhe pa pengesa vendimin që targat RKS të qarkullojnë lirshëm në Serbi.

“Vendimin tonë të barasvlefshëm si çështje e marrëdhënieve reciproke do ta marrim sapo që policia jonë kufitare të dokumentojë dhe vërtetojë se Serbia po e zbaton të plotë dhe pa pengesa vendimin e saj. Besojmë se kjo qasje është e drejtë përveçse e arsyeshme”, ka thënë ai.

Të martën, Serbia vendosi që nga 1 janari të lejojë qarkullimin lirshëm të veturave me targa RKS duke hequr letrat ngjitëse. Këtë vendim të Serbisë, Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mërkurën, e ka quajtur maskim.

“Targat në Kosovë, në shtator të 2021-s, përdoreshin për të kërcënuar Kosovën edhe përmes avionëve MIG 29 të ngritur në qiell përreth kufirit e për të tentuar destabilizim në veri, sidomos nëpërmjet 16 barrikadave që ishin ngritur rrugëve të komunave veriore për tri javë rresht në dhjetorin e vitit të kaluar, kurse në dhjetor sivjet po përdoren për të ulur presionin nga Perëndimi demokratik (BE-SHBA) mbi Serbinë për zgjedhjet jo të rregullta dhe jodemokratike, për të mbuluar refuzimin zyrtar të marrëveshjes bazike të Brukselit që i ka bërë letra e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, drejtuar Këshillit Evropian më 13 dhjetor dhe për të maskuar dështimin e tyre në Banjskë më 24 shtator. Kështu duhet të lexohet ky veprim i Serbisë, që më shumë se konstruktivitet dhe hap drejt normalizimit, mbi bazën e shkronjës dhe frymës së marrëveshjes bazike, është manovër e radhës jo për hir të shtetit serb, kurrsesi për atë të Kosovës, por për hir të pushtetit në Beograd”, ka thënë Kurti.

Tash e dy vjet simbolet e Serbisë dhe të Kosovës për targa automjetesh, janë mbuluar me letra ngjitëse të bardha.

Show More

Related Articles

Back to top button