LajmeRajon

Kurti pranoi planin e BE-së / Rama e përshëndet-Bëri gjënë e duhur! Apel Vuçiçit

Kryeministri Edi Rama komentoi sërish zhvillimet nga Brukseli, ku raportohet se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë për të nënshkruar planin e propozuar nga Bashkimi Europian më 21 tetor. Rama e cilëson gatishmërinë e Kosovës si hap më shumë se pozitiv dhe që e vendos vendin në një pozitë më të mirë në dialogun me Serbinë.

 RAMA – Urtësia e popullit shqiptar dhe jo vetëm e tij në fakt, mëson se “më mirë vonë se sa kurrë”. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që udhëheqja e Kosovës më në fund bëri gjënë e duhur në takimin e Brukselit! Duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor Kosova sot ndodhet në një pozitë shumë më të mirë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara.

Mesazh që të bëjë të njëjtën gjë dërgon edhe në Beograd për Aleksandër Vuçiç.

RAMA – Është koha kritike që Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Çdo gjë e pranuar dhe dakordësuar deri tani duhet të zbatohet pa vonese. U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të mbajnë këtë momentum dhe të shtyjnë palët drejt zgjidhjes përfundimtare.

 Kryeministri thotë se qëndrime o të gjitha, o asgjë rrezikojnë që të ndezin një konflikt të ri në Ballkanin Perëndimor, duke iu referuar luftës në Gaza, por pa e përmendur atë.

RAMA – Shikoni jo shumë larg nga këtu se çfarë u ndodh atyre që i shmangen paqes dhe angazhohen në lojëra “o të gjitha o asgjë”. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në këtë lagje të Europës.

Rama e mbyll mesazhin duke bërë thirrje që të dyja palët të arrijnë paqen e të shohin përpara për zhvillim.

Show More

Related Articles

Back to top button