LajmeRajon

Kurti propozon takime në Bruksel çdo muaj

Vuçiç: Mirënjohës amerikanëve që insistojnë për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u tha gazetarëve se kishte diskutuar me delegacionin amerikan edhe për të propozim franko-gjerman dhe krijimin e bashkesise se komunave serbe ne veri te Kosoves.

“Nuk e di si planifikojnë ta realizojnë dhe si duhet të duket bashkesia e komunave serbe, Kjo është një pyetje për serbët dhe në fund të fundit për shqiptarët, nuk do të jetë e lehtë. Eshtë mirë që është bere e qartë. se bashkesia e komunave serbe duhet të formohet“.

Vuçiç, ka thënë se i ishte është mirënjohës delegacionit amerikan i cili gjatë vizitës në Prishtinë ka insistuar në zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara ne Bruksel.

Për bashkësinë e komunave serbe në Kosove, ju kam thënë atyre qartë se është e pamundur të arrihet progres nëse dikush i referohet vazhdimisht akteve të veta ligjore, sepse dialogu atëherë nuk ka kuptim.

Ai kujton se negociatat zhvillohen pikërisht sepse nuk është e mundur të arrihet një marrëveshje në përputhje me aktet ligjore të njërës palë.

“Kur ju insistoni që diçka duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e të ashtuquajturës Kosovë, atëherë pyes veten se çfarë kemi negociuar, nuk është dashur të negociojmë nëse diçka është në përputhje me sistemin tuaj juridik, atëherë mund ta bëjmë pa dialog. dhe pa negociata. Negociatat i bëmë pikërisht sepse kjo nuk është gjithmonë e mundur të arrihet në përputhje me aktet ligjore të njërës, apo tjetrës, palë.

Nderkaq kryeministri Kurti, ka deklaruar se takimet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duhet të mbahen çdo muaj.

Show More

Related Articles

Back to top button