LajmeRajon

Kurti: “Shifra të fryra dhe joreale, nuk po largohet çdo i dyti mjek nga Kosova”

Qeveria e Kosovës angazhohet që punonjësit shëndetësorë të mos ikin nga vendi, tha kryeministri kosovar, Albin Kurti, në seancën e së premtes, raporton gazeta online Reporteri.net.

Është fryrje e shifrave, tha Kryeministri, të thuhet se çdo i dyti punonjës shëndetësor po largohet nga vendi.

“Nuk e reflekton realitetin” një konstatim i tillë, tha Kurti.

Jo të gjithë ikin nga vendin, tha Kurti, “disa shkojnë në institucione private”.

“Ne po përpiqemi të rregullojmë atë çfarë kemi gjetur, edhe Ligji për Paga e bën më të mirën. Pasi ta aprovojmë në qeveri do ta sjellin në Kuvend ku do të disktuohet. Aty do të shihet pastaj se çfarë zgjidhje kemi bërë për të gjithë”, tha kryeminstri./Reporteri.net/

Show More

Related Articles

Back to top button