LajmeRajon

Kurti takohet me Lajçak në Greqi: Diskutuam për takimin e ardhshëm në Bruksel, marrëveshja duhet të zbatohet shpejt

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në margjinat e Forumit Ekonomik në Delphi të Greqisë është takuar me të dërguarin special të Bashkimit Europian (BE), për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Kurti ka njoftuar në Twitter, se me Lajcak kanë diskutuar rreth takimit të ardhshëm në Bruksel dhe zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat në veri.

Ai tha se Marrëveshja Bazë duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt.

“Diskutuam për takimin e ardhshëm në Bruksel dhe zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat tona në veri me Miroslav Lajcak, në Forumin Ekonomik në Delphi të Greqisë. Marrëveshja Bazë duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt. Asnjë parakusht dhe pa vonesa”, ka shkruar Kurti.

Show More

Related Articles

Back to top button