LajmeRajon

Kurti thotë se Kosova po vuan nga masat e BE-së: S’jam përgjejgës për vendosjen e tyre

“Është e vërtetë që ne po vuajmë për shkak të këtyre sanksioneve. Kryesisht komuniteti ynë i biznesit, por edhe shërbimet shtetërore”.

Kështu të paktën deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radio Televizionin e Sllovenisë, RTV SLO, kur u pyet për masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Kosovës pas mos-gatishmërisë së Qeverisë për të de-përshkallëzuar situatën në Veri të Kosovës sipas kërkesave të komuniteti ndërkombëtar.

“Kokëfortësia” e Albin Kurtit në emër të sundimit të ligjit dhe shtrirjes së sovranitetit në Veri të vendit e vendosi Kosovën për herë të parë nën regjimin e masave ndëshkuese, megjithatë sipas tij Qeveria të cilën ai e drejton nuk është përgjegjës për këto masa, “përkundrazi ne po luftojmë atje kundër ekstremistëve të dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, policët e Kosovës dhe gazetarë”.

Duke folur për bilancin ekonomik që i kanë shkaktuar masat shtrënguese të Unionit ndaj Kosovës, Kurti pohon se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit – marrëveshje kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së e cila paraqet një fazë të marrëdhënieve politike ndërmjet Kosovës dhe BE-së – aktualisht është i ngrirë.

“Huatë dhe grantet si dhe financimet nga fondet e Bashkimit Evropian janë gjithashtu në rrezik. E gjithë kjo u ndërpre. Prandaj, heqja e këtyre masave ndaj Kosovës do të ishte vërtet e mirëseardhur dhe vendim i drejtë i BE-së”, thotë ai. (AP)

Show More

Related Articles

Back to top button