LajmeRajon

Kurti u bën thirrje grave që ta raportojnë dhunën ndaj tyre

Në kuadër të fushatës botërore “16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës ndaj grave”, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dhënë një mesazh.

Kurti ka thënë se dhuna në familjet nuk duhet të mbahet e heshtur, përcjell teve1.info

Përmes një videomesazhi, ai ka inkurajuar gratë dhe vajzat që ta raportojnë atë.

 “Një në tri gra gjatë jetës së saj, preket nga ndonjë lloj i dhunës, dhuna në familje dhe dhuna me baza gjinore nuk është çështje private, nuk mund të mbetet prapa dyerve të shtëpisë apo izoluar.

Dhuna nuk tolerohet! Si kryeministër i vendit u bëj thirrje të gjitha grave e vajzave që ta raportojnë dhunën ndaj tyre. Po ashtu u bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që ta trajtojnë me prioritet dhe me seriozitetin më të lartë këtë krim”, është shprehur ai.

https://www.facebook.com/watch/?v=545046044141082

Show More

Related Articles

Back to top button