LajmeSport

Kush e kaloi fazën e grupeve? Ndeshjet që priten në raundin tjetër

Raundi i grupeve përfundoi. Ja cilat janë skuadrat që e kaluan grupin.

Në grupin A Gjermania kalon në raundin e 16-të si fituese e grupeve ndërsa Zvicra kalon në raundin e 16-të si nënkampione e grupit. Hungaria dhe Skocia eliminohen nga grupi.

Në grupin B Spanja kalon në raundin e 16-të si fituese e grupeve me 9 pikë Italia kalon në raundin e 16-të si nënkampione e grupit me katër pikë ndërsa Kroacia dhe Shqipëria eliminohen përkatësisht me 2 pikë dhe 1 pikë.

Në grupin C Anglia kalon në raundin e 16-të si fituese e grupeve fill pas saj vjen Danimarka  duke përfunduar përpara Sllovenisë në pikët disiplinore. Sllovenia kalon në raundin e 16-të si ekipi më i mirë i vendit të tretë dhe Serbia eliminohet në vendin e katërt.

Në grupin D Austria kalon në raundin e 16-të si fituese e grupeve me 6 pikë  Franca kalon në raundin e 16-të si nen \kampionë e grupit me 5 pikë dhe Holanda kalon në raundin e 16-të si skuadra më e mirë e vendit të tretë me 4 pikë. Polonia eliminohet në vendin e katërt me vetëm 1 pikë.

Në grupin E të gjitha grupet kishin 4 pikë çfarë bëri diferencën ishte golavarazhi. Rumania kalon në raundin e 16-të si fituese e grupeve pas s aj Belgjika dhe  Sllovakia , ndërsa Ukraina eliminohet.

Në grupin F Portugalia kalon në raundin e 16-të si fituese e grupeve me 6 pikë me pas Turqia po me 6 pikë. Gjeorgjia kalon në raundin e 16-të si ekipi më i mirë i vendit të tretë. Çekia eliminohet në vendin e katërt.

Euro 2024: Datat e Raundit të 16-të

Ndeshjet do të ndërpriten për dy ditë dhe do të rifillojnë të shtunën me ndeshjet hapëse të fazës së 16-të.

Zvicër-Itali 29/6, ora 18.00

Gjermani-Danimarkë 29/6, ora 21:00

Angli-Sllovaki 30/6, ora 18.00

Spanjë-Gjeorgji 30/06, ora 21:00

Francë-Belgjikë 01/07, ora 18.00

Portugali-Slloveni 01/07, ora 21:00

Rumani-Holandë 02/07, 18:00

Austri-Turqi 02/07, ora 21:00

Show More

Related Articles

Back to top button