LajmeMaqedoni

Kushte më të mira për 55 shkolla

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se po përfundojnë aktivitetet rikonstruktive në 55 objekte shkollore të cilat janë pjesë e planit të aksionit për avancim të kushteve për ndjekje të mësimit dhe për punë në këtë vit kalendarik.

MASH në kumtesë thekson se mbi 4.5 milionë euro të parashikuara në Buxhetin e MASH-it po investohen përmes njësisë për investime kapitale, njësisë së projektit për ndërtimin e 145 sallave sportive dhe rehabilitimin e objekteve shkollore dhe njësisë së projektit për avancimin e arsimit fillor.

“Në 40 objekte shkollash në disa komuna të vendit po kryhen aktivitete ndërtimore për përmirësimin e efiçencës energjetike, përmirësimin e kushteve sanitare e higjienike dhe aksesueshmërinë për nxënësit dhe personat me vështirësi. Për këtë qëllim është ofruar mbështetje financiare nga Banka Botërore, e cila financon zbatimin e projektit për avancimin e arsimit fillor. Në 15 shkolla të tjera, nëpërmjet Njësisë për investime kapitale në MASH dhe projektit për ndërtimin e sallave sportive dhe rehabilitimin e objekteve shkollore, bëhet vendosja e re ose rinovimi i konstruksionit ekzistues të çatisë, rikonstruksioni i fasadës, rinovimi i hapsirave të kabinetit, ndërrimi i zdrukthtarisë etj. Bëhet fjalë për projekte me të cilat vetëqeverisjet lokale aplikuan në thirrjet e Ministrisë për mbështetje dhe ato u pranuan si prioritet për realizim”, kumtoi MASH-i.

Angazhimet për avansimin e infrastrukturës arsimore po intensifikohen, ndërsa kjo është planifikuar përmesë buxhetit të dedikuar për investime kapitale, e cila nga viti në vit në mënyr të vazhdushme po ritet dhe ka përqindje të lartë të realizimit.

“Gjithashtu, vitin e kaluar 2022 ishte siguruar buxhet prej mbi 16 milionë eurosh për këtë qëllim dhe i njëjti është realizuar mbi 94%. Përmirësimi i kushteve infrastrukturore, së bashku me ndryshimin e programeve mësimore dhe prokurimin e teksteve shkollore të reja, si dhe ngritja e motivimit të mësimdhënësve për punë përmes të ardhurave më të larta personale dhe mundësive për zhvillim profesional dhe në karrierë, janë pjesë e strategjisë më të madhe të MASH-it për avansimin e cilësisë të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm, të miratuar përmes debatit të gjerë publik dhe në pajtueshmëri nga të gjitha palët e interesuara.

Show More

Related Articles

Back to top button