LajmeMaqedoni

Kushtetuesja do të vendos për grafën kombëtare në certifikatat e lindjes

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ligjshmërinë e vendimit për përcaktimin e përkatësisë kombëtare në certifikatat e lëshuara nga Evidenca amë. Gjykatësit u fokusuan në nisëm e parë e cila i referohet kushtetutshmërisë së publikimit të vendimit në Gazetën Zyrtare, sipas tyre në kundërshtim me ligjin. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga tha se është i habitur se si Sekretariati për legjislacion në Qeveri nuk e ka dërguar vendimin në Gazetën Zyrtare brenda afatit 10 ditorë, por njëkohësisht përgëzoi Gjykatën Kushtetuese për hapat e ndërmarra urgjente vetëm në këtë rast dhe jo për rastet tjera të ngjashme. Lloga paralajmëroi nisma kushtetutshmërie për të gjitha vendimet e publikuara me vonesë në Gazetën Zyrtare. /Alsat.mk\

Show More

Related Articles

Back to top button