Lajme

 Kuvendi ‘dorëzon’ Berishën në SPAK/ PD e Bashës- Përkrahim heqjen e imunitetit

Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka dalë në mbështetje të SPAK, duke deklaruar se janë të vendosur të përkrahin heqjen e imunitetit të të gjithë personave që kërkohen nga drejtësia. Kjo deklaratë e PD-së së Bashës vjen fill pasi Kuvendi miratoi me 75 vota pro heqjen e imunitetit të Sali Berishës, një akt ky që i hap rrugën SPAK të vijojë me arrestimin e ish kryeministrit. Më tej në reagim, thueht se mungesa e pjesëmarrjes së grupit parlamentar të Bashës erdhi si pasojë e mosfunksionimit normal të seancave parlamentare. Sakaq thuhet se deputetët e PD nuk do të bëhen pjesë e skenarëve të pergatitura nga Edi Rama dhe Sali Berisha për t’i perdorur si argument për t’i ikur drejtësisë. PD e Bashës e konsideron një shfaqje të shëmtuar, situatën ne Parlament, duke shtuar se i shërben një qeverie të dështuar dhe një segmenti opozitar. Teksa e konsideron kaosin dhe tensionet e shkaktuara në Kuvend, si një mënyrë për t’i shpëtuar drjetësisë, theksohet se asgjë nuk e mban peng Partinë Demokratike.

Show More

Related Articles

Back to top button