LajmeMaqedoni

Kuvendi i RMV-së miratoi Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit

Kuvendi sot në kuadër të vazhdimit të seancës së 79-të miratoi me procedurë të shkurtuar Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve.

Një debat për këtë propozim u zhvillua dje dhe ajo që është e re dhe kyçe në këtë ligj të ri është se ai prezanton, domethënë i kushton vëmendje të veçantë praktikave të padrejta tregtare, praktikave mashtruese tregtare dhe praktikave agresive tregtare në shitjen e mallrave dhe shërbimeve duke përfshirë dhe pasuritë e patundshme, shërbimet dixhitale dhe përmbajtjen dixhitale.

Projektligji duhet të sigurojë një nivel të lartë të mbrojtjes së të drejtave të konsumatorit, duke garantuar në të njëjtën kohë kushte më të lehta për funksionimin e biznesit.

Propozimet rregullojnë të drejtat dhe detyrimet e konsumatorëve dhe tregtarëve në marrëdhëniet konsumatore, mënyrat dhe procedurat e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorit, informimit të konsumatorëve, përmirësimit të njohurive të konsumatorëve për të drejtat e tyre dhe mënyrat dhe procedurat e mbrojtjes së tyre, të drejtat dhe detyrimet shoqatat dhe aleancat për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, të drejtave dhe detyrimeve të organeve kompetente./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button