Lajme

Kuvendi procedon rregulloren e re

Kuvendi do të bëhet me Rregullore të re, pasi propozIm-teksti që ka hyrë në procedurë parlamentare pritet të marrë mbështetjen e shumë prej deputetëve, meqë është përpiluar me konsensus mes pushtetit dhe opozitës, shkruan Alsat.

Teksti i Rregullores së re definon procedura më të kufizuara për procedimin dhe miratimin e ligjeve, kufizimin e debatit në komisione dhe debatit rreth amendamenteve për të parandaluar të ashtuquajturin filibustering, caktimi i afateve për të vendosur menjëherë në seancën e radhës si pikë të parë nismat për interpelanca ndaj funksionarëve dhe të zgjedhurve si dhe më shumë përparësi për opozitën në seancën për pyetjet e deputetëve.

Propozim rregullorja e re është rezultat i procesit të njohur si Zhan Mone, i cili ka zgjatur pesë vjet dhe filloi me ndërmjetësimin e eurodeputetëve për një Kuvend më funksional.

Show More

Related Articles

Back to top button