LajmeRajon

Lajçak i përgjigjet Kurtit: Kur s’të pëlqen mesazhi,tenton ta sulmosh lajmëtarin

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është përgjigjur ndaj deklaratës së kryeministrit të Ksoovës i cili ka thënë ai po anon kah Serbia në dialog.

“Kur nuk të pëlqen mesazhi, tenton ta sulmosh lajmëtarin, kështu funksion. Dialogu ka qenë këtu që nga viti 2011, ka pasur qeveri të ndryshme dhe ndërmjetës të ndryshëm por dialogu është një ngjarje. Nuk ka të ardhme evropianë pa normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk ka normalizim pa dialog”., ka thënë Lajçak në forumin 2BS në Malin e Zi,

Derisa, i pyetur se kur mund të pritet që të rikthehen bisedimet dypalëshe, Lajçak nuk ka dhënë përgjigje direkte.
Ai ka përsëritur se pa normalizim të marrëdhënieve nuk do të ketë të ardhme evropianë për asnjë nga shtetet.

Show More

Related Articles

Back to top button