LajmeRajon

Lajçak pas takimeve: Sot pata një ditë shumë produktive në Kosovë

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje nga takimet që ka pasë në ditën e dytë në Kosovë.

Lajçak është takuar me komandantin e KFOR-it, në Kosovë, Ozkan Ulutas, me ambasadorët e akredituar dhe me liderët e partive opozitare.

Lajçak, këto takime i ka quajtur produktive dhe me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në dialog.

“Sot pata një ditë shumë produktive në Kosovë me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe rrugën përpara. Falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit e mi për rolin dhe mbështetjen e tyre aktive”, shkroi Lajçaku në “X” (ish Twitter).

https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1721845692472160374?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1721845692472160374%7Ctwgr%5Ec75ebfb0c8973e92127738d5c3d0685b5453a85b%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Frtv21.tv%2Flajcak-pas-takimeve-sot-pata-nje-dite-shume-produktive-ne-kosove%2F

Show More

Related Articles

Back to top button