LajmeMaqedoni

Lajm i mirë/ 28 shërbime të MPB-së të disponueshme onlajn

Në ueb faqen e MPB-së https://termin.mvr.gov.mk/, si dhe në Portalin Nacional për shërbime elektronike https://uslugi.gov.mk/ ku janë vendosur 28 shërbime administrative elektronike të MPB-së për qytetarët, tëdisponueshme për aplikim online, qytetarëve u ofrohet mundësia që në mënyrë dixhitale të caktojnë një takim për fotografim për dokumentet personale, si dhe pagesën elektronike për shërbimin, si dhe janë në dispozicion edhe formularët e kërkesave, njofton sot në Fejsbuk ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Me këtë, siç shprehet ai, lehtësohet dhe përshpejtohet vetë procedura si nga këndvështrimi i qytetarit ashtu edhe nga këndvështrimi i vetë institucionit.
Portali është themeluar dhe menaxhohet nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, e cila është përgjegjëse për disponueshmërinë dhe funksionimin teknik të saj.
“MPB përgatit shërbime me zhvillimin e saj të cilat përmes sistemit e-shërbime që do t’u mundësojë qytetarëve të marrin shërbime. Shërbimet e planifikuara që do të mundësojnë shërbime dixhitale janë në sferën e lëshimit të vërtetimit për vendbanimin, vërtetim të pronësisë së automjeteve dhe certifikata të statusit të shtetësisë”, ka shkruar ministri Spasovski në Fejsbuk.

Show More

Related Articles

Back to top button