LajmeMaqedoni

LARGOHEN AUTOBUSËT PRIVATË, TË GJITHA DO TË PARKOHEN VETËM PARA QYTETIT TË SHKUPIT

Transportuesit privat të gjithë autobusët i kanë larguar nga udhëkryqi te “Mavrovasja” dhe te Kryqi i Kuq, dhe nga aty i kanë dërguar të gjitha para qytetit të Shkupit në rrugën Ilindenska. Me rreth 200 autobusë, shoferët privatë do t’i kërkojnë paratë e tyre nga Arsovska e cila nuk dëshiron t’ia dijë fare për kërkesat e tyre.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse do të kërkojnë sërish takim me autoritetet e qytetit, Kema Muriq nga “Slloboda prevoz” tha se Arsovska nuk ka ndër mend të bisedojë me ta, sepse, siç theksoi, nuk i ka argumentet. Paralajmëroi se do të kërkojnë ndihmë drejtpërdrejtë edhe nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Nga Qyteti i Shkupit pardje kumtuan se do të shpallet konkurs i ri për transportuesit privat të autobusëve në linjat me numër 20 dhe 22.

Pushteti dhe opozita edhe dje dolën me akuza të ndërsjellta për kaosin në komunikacion të shkaktuar nga bllokadat e transportuesit privat.

Nga LSDM përmes kumtesës theksuan se tërheqja e pjesërishme e bllokadave në kryeqytet nuk do të thotë edhe zgjidhje për kolapsin në transportin publik në Shkup, të cilin, theksojnë, e krijoi VMRO-DPMNE-ja e paaftë.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ndërkaq, kërkoi që pushteti dhe kryesia e Qytetit të Shkupit të reflektojnë zgjidhje për problemet e transportuesve privat të autobusëve dhe të “ndalohet me politikën ndaj qytetarëve”. Paralajmëroi se VMRO-DPMNE do ta mbështetë çdo zgjidhje që është në interes të qytetarëve dhe të shkupjanëve.


Show More

Related Articles

Back to top button