LajmeMaqedoni

Lëvizja Demokratike sot filloi mbledhjen e nënshkrimeve për themelimin e partisë

”Lëvizja Demokratike në themelim e sipër, sot ka hapur procedurën për regjistrimin e subjektit më të ri politik, që drejtohet nga deputeti Izet Mexhiti.

Procedura për nënshkrimin e deklaratës për themelimin e partisë që ka ngjallë shpresa tek shqiptarët për një ndryshim pozitiv në skenën politike, është hapur nëpër zyra të noterëve në çdo qytet, nga Likova deri në Prespë.

Me përfundimin e procedurës për mbledhjen e minimum 1000 nënshkrimeve, aq sa parashikon Ligji mbi Partitë Politike, vijon regjistrimi i saj, dhe promovimi solemn më datën 13 Gusht 2023” – thuhet në kumtesë.

Show More

Related Articles

Back to top button