LajmeMaqedoni

Lëvizja: Viti i ri shkollor me probleme të vjetra

Ndërkohë, Lëvizja Demokratike thotë se Viti i Ri shkollor më 1 shtator do të nis me problemet e vjetra për shkak të siç thuhet në komunikatë, “politikave dështuese të ministrisë përkatëse dhe sidomos BDI-së”.

“Edhe sivjet do të kemi pakësim të filloristëve shqiptarë, për shkak të ikjes masive të familjeve shqiptare jashtë shtetit për ta siguruar kafshatën e gojës. Kjo mungesë, fatkeqësisht do të bëjë që edhe shumë arsimtarë të mbeten pa punë. Mungesa e vizionit dhe nëpërkëmbja e arsimit shqip shumë shpejtë do të reflektohet me fillimin e mbylljes së shkollave për shkak të mungesës së nxënësve”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Demokratike.

Kjo parti vlerëson se për shkak të politikave të gabuara të qeverisë dhe BDI-së “nxënësit shqiptarë do ta ndjejnë mungesën e teksteve, të cilët me vite detyrohen të mësojnë nga librat që kanë përmbajtje të diskutueshme. Edhe sivjet, pavarësisht premtimeve të shumta të drejtuesve shqiptarë në pushtet, nxënësit shqiptar do të mësojnë në objekte të vjetra”. / Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button