BotaLajme

Lideri i Koresë së Veriut shpall fitoren e ‘luftës’ ndaj Covid

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un shpalli fitoren e madhe të luftës mbi Covid-19, pas pothuajse dy javësh pa asnjë rast të regjistruar zyrtarisht në vend.

Duke folur në një takim me mjekë dhe shkencëtarë, Kim i përshëndeti ata për fitoren në luftën kundër “sëmundjes së pandemisë malinje”.

“Fitorja i përket popullit tonë dhe është një ngjarje historike”, shtoi lideri i Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut në fillimet e pandemisë mbylli kufijtë dhe nuk lejonte hyrjen në vend të të huajve. Por politika e masave shtrënguese për zero Covid nuk pati efekt pothuajse si në çdo vend të botës dhe kështu vendi komunist pati valët e tij të infektimeve.

Disa muaj më parë, Kim Jong Un akuzoi se Covid po hynte në vend përmes pakove të dyshimta që hidheshin në kufi nga Koreja e Jugut. A2 CNN

Show More

Related Articles

Back to top button