LajmeSport

Liga e Kampionëve, gjithçka që duhet të dini për shortin e 1/8 e finales

Faza e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve do të zbulohet në orën 12:00, me shortin që do të hidhet në Nion të Zvicrës. Goglat pritet të rezervojnë përballje të nxehta, teksa kryesuesit e grupeve do të përpiqen të shmangin skuadra si Interi, PSZH-ja dhe Napoli.

Në vazon e parë bëjnë pjesë të gjitha ato skuadra që e mbyllën grupin në vendin e parë, të cilat janë: Bajern Munihu, Arsenali, Real Madridi, Real Sosiedadi, Atletiko Madridi, Borusia Dortmund, Man. Siti dhe Barcelona.

Në vazon e dytë janë: Kopenhaga, PSV, Napoli, Interi, Lacio, PSZH, Lajpcig dhe Porto.

Skuadrat që bënin pjesë në të njëjtin grup nuk do të mund të përballen sërish në këtë fazë. Takimet e para e këtij raundi do të luhen në datat 13/14 shkurt dhe 20/21 shkurt, ndërsa duelet e kthimit janë parashikuar në datat 2/6 mars dhe 12/13 mars.

Pasi të mbarojnë këto sfida, do të hidhet shorti i çerekfinaleve, ku më pas do të mësohen dhe çiftet gjysmëfinale dhe finale.

Show More

Related Articles

Back to top button