LajmeSport

Liga e Kombeve vazhdon sonte me disa ndeshje interesante

Liga e Kombeve do vazhdojë sonte (e premte) me disa ndeshje interesante që janë në program për t’u zhvilluar, shkruan Zeri.info.

Më fillim nga ora 20:45, Franca, Kroacia e Belgjika do të kenë punë me Danimarkën, Austrinë e Holandën.

Ndeshja Belgjikë – Holandë pa dyshim që pritet të jetë interesante, teksa të dy kombëtaret synojnë të dalin të parat në grupin e katërt.

Po të njëjtin grup gjenden edhe Uellsi e Polonia.

Uellsi e Polonia e kanë luajtur ndeshjen e parë në mes vete, të cilën e fitoi Polonia me rezultat 2-1.

Ndeshjet e tjera, sonte luajnë Kazakistani – Azerbajxhani, Letonia – Andora dhe Bjellorusia – Sllovakia. /Zeri.info

Show More

Related Articles

Back to top button