GostivarLajme

Limani me mbështetje të hapur për politikat e mira nga të cilat përfitojnë qytetarët

Kënaqësi të merrja pjesë në tryezën e rrumbullakët “Qasjet e mira të qeverisjes vendore për ndërtimin e besimit të qytetarëve”, organizuar nga Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI).

Në fjalimin tim theksova rëndësinë e hulumtimeve që IRI bën për kënaqshmërinë e qytetarëve dhe shërbimeve nga institucionet që ne udhëheqim, si dhe identifikimin e dobësive të cilat kërkojnë përmirësim të vazhdueshëm me qëllim shërbimin sa më të mirë ndaj qytetarëve.

Gjithashtu u promovua analiza “Hapat e domosdoshëm për komunat – përfitime thelbësore për qytetarët: masat dhe qasjet e mira të pushtetit vendor për ndërtimin e besimit te qytetarët”, e cila përmban shembuj individualë, udhëzime për promovimin e tyre, si dhe konkluzione dhe rekomandime për autoritetet vendore si të përmirësojnë reagimin dhe sjelljen e tyre dhe t’u shërbejnë më mirë qytetarëve.

Show More

Related Articles

Back to top button