LajmeRajon

Lista Serbe tronditet, serbët e Kosovës tani nuk po i binden kësaj partie

Lista Serbe merrte vendime për “mosbindje civile”, por tani shtrohet pyetja se kundërshtimet kundër kujt po i ndodhin – Qeverisë së Kosovës apo kësaj partie më të madhe të serbëve të Kosovës?

Pas krizës së fundit në veri të Kosovës, ku jeton popullata shumicë serbe, për herë të parë liderët e Listës Serbe janë fyer e akuzuar publikisht, ndërsa ndaj tyre janë drejtuar edhe fjala si  “tradhti, tradhti”.

Dëgjohej edhe brohoritja kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me mbështetjen e të cilit u formua Lista Serbe, dhjetë vjet më parë.

Gjatë dekadës së pushtetit absolut në zonat serbe në Kosovë, kjo parti udhëhoqi protesta dhe ngriti barrikada të shumta me qëllim të kundërshtimit të autoriteteve të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, këtë herë disa qytetarë të pakënaqur i kanë kundërshtuar ata, raporton evropaelire në gjuhën serbe.

Gjithçka filloi më 29 maj kur serbët filluan të protestojnë para ndërtesave komunale për të mos lejuar që kryetarët shqiptarë të vijnë në punë.

Në Zveçan atë ditë ka pasur një konflikt mes serbëve dhe KFOR-it, përkundër thirrjeve disa orëshe të kryesisë së Listës Serbe për të pranuar kërkesat e këtij misioni ushtarak të NATO-s, përkatësisht për të lejuar evakuimin e disa pjesëtarëve të njësisë speciale të Policisë së Kosovës, të cilët ishin në autoblinda në mes të turmës.

Më pas, më 13 qershor, disa pjesëtarë të komunitetit serb u përpoqën fizikisht të merren me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe pas arrestimit të Milun Milenkoviqit në Mitrovicën e Veriut, për të cilin Policia e Kosovës pretendon se është një nga organizatorët e sulmit mbi KFOR-in.

I pyetur nëse planifikon të aktivizohet politikisht, Joviq thotë se po lufton vetëm për “mbijetesën e serbëve në Kosovë”.

“Ka shumë të rinj, të zgjuar këtu, djem të fortë, ata duhet ta bëjnë këtë (të jenë politikisht aktivë), dhe ne jemi njerëz të moshuar këtu për t’i ndihmuar, për t’i shtyrë ata”, ka thënë Joviq, por ai nuk ka specifikuar se për kë ka thënë saktësisht.

Ai po ashtu thotë se qytetarët e komunitetit serb, të cilët janë mbledhur në protesta ditët e fundit, e kanë pranuar propozimin për formimin e ekipit negociator apo shtabit të krizës.

Sipas Joviqit, ky ekip apo shtab duhet të formohet në ditët ose dy ditët e ardhshme dhe do të merret me “zgjidhjen dhe parandalimin e krizës” në veri të Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button