LajmeMaqedoni

Lloga: Mbikëqyrja në Kavadar është pjesë e planit të rregullt vjetor

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka konfirmuar se është dërguar komisioni për Mbikëqyrje në Gjykatën e Kavadarit, ku kryetar është Llazar Nanev, i cili para disa dite u shkarkua nga Lloga nga pozita e kryetarit të Këshillit të TIK-ut.

Ministri thotë se Mbikëqyrja në Gjykatën Themelore në Kavadar është pjesë e aktiviteteve të rregullta të Komisionit për mbikëqyrjen e funksionalitetit të sistemit AKMIS.

“Mbikëqyrje të këtilla gjatë periudhës së kaluar, Komisioni ka kryer në Gjykatën Administrative, si dhe në gjykatat në Kumanovë, Kratovë, Krushevë dhe Berovë, me çka ishin përgatitur raporte për gjendjet e konstatuara. Pas kryerjes së mbikëqyrjes në Gjykatën e Kavadarit, Komisioni do të përgatisë raport”, ka shkruar mes tjerash Lloga.

Show More

Related Articles

Back to top button