LajmeMaqedoni

“LSDM-ja e përgatitur për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, thotë Llukarevska

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë së Veriut është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme, por fillimisht duhet ta kryejmë detyrën shtëpiake, bëri të ditur nënkryetarja e kësaj partie, Sanja Llukarevska në “SummerClick” në TV21.

“LSDM është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por çfarë do të na sillte ajo? Tani duhet ta mbarojmë detyrën shtëpiake dhe më pas të mendojmë për zgjedhje. Ne bëmë çmos, e dhamë dorën”, tha Llukarevska.

Ajo shtoi se edhe në zgjedhje presidenciale dhe parlamentare, LSDM do të dalë fituese.


Show More

Related Articles

Back to top button