LajmeMaqedoni

LSDM: Mickoski është Gruevski i vogël, përveç bllokadave nuk di asgjë tjetër

Partia maqedonase në pushtet LSDM, e ka akuzuar kryetarin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski për bllokim të rrugës euroatlantike të vendit.

Nga LSDM thonë se Mickoski është Gruevski i vogël dhe se përveç bllokadave nuk di gjë tjetër.

“Duke bllokuar rrugën europiane të vendit, ai vazhdon politikën e paraardhësit të tij, i cili e mbajti vendin të izoluar për 11 vite, jashtë BE-së dhe NATO-s”, theksojnë nga LSDM.

“Gruevski i vogël, në vend të ardhmërisë evropiane dhe vlerave evropiane, pagave dhe pensioneve më të larta, qasje në tregun evropian prej 500 milionë banorësh dhe fonde evropiane, qytetarëve u ofron pasiguri dhe të ardhme të pasigurt. Tani që kemi një shans historik për anëtarësim në BE deri në vitin 2030, bllokadat e DPMNE-së duhet të mposhten”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Show More

Related Articles

Back to top button