Lajme

LSDM sot dorëzon kërkesë për seancë të jashtëzakonshme kundër ndotjes së ajrit

Ndotja e ajrit po bëhet temë serioze dhe alarmante. LSDM sot do të dorëzojë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme ku do të propozoheshin masa urgjente kundër ndotjes së ajrit, informon Zhurnal.

Sipas LSDM-së, pushteti lokal i VMRO-DPMNE-së, nuk ndërmes asgjë kundër ndotjes së ajrit ndërsa sipas tyre edhe kaosi në transportin urban ndikon në rritjen e ndotjes.

LSDM do të kërkojë rritjen e numrit të autobusëve në të gjitha linjat, biletë falas për transport publik, ridedikimin e mjeteve në buxhetin e qytetit të Shkupit për luftë kundër ndotjes së ajrit, ndihmë financiare për adaptimin e sistemit të ngrohjes për shkollat, përgatitjen e një plani aksionar për pastrimin e të gjitha deponive, pastrimin e rrugëve dhe hapësirave publike me ndihmë të cisternave, veprim intenziv të pakushtëzuar të inspektorëve.

Nga LSDM thonë se VMRO-DPMNE duhet t’i pranojnë këto masa në interes të qytetarëve./Zhurnal.mk

Show More

Related Articles

Back to top button