BotaLajme

Lufta në Izrael, 14 palestinezë u vrarë sot nga bombardimet në Gaza, mes tyre nëntë fëmijë

Katërmbëdhjetë palestinezë, mes tyre 9 fëmijë, u vranë sot nga bombardimet izraelite në Al Mawasi, në perëndim të qytetit të Khan Younis, Gaza, siç tha një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza për Reuters.

Lufta në Gaza që po vazhdon prej gati tre muajsh ka marrë jetën e 22,313 njerëzve në Rripin e Gazës, kryesisht gra, adoleshentë dhe fëmijë, sipas të dhënave të fundit nga qeveria e Hamasit.

Sulmi i befasishëm nga Hamasi më 7 tetor la rreth 1,140 të vdekur në Izrael, kryesisht civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në shifrat zyrtare izraelite. Militantët e lëvizjes islamike morën peng rreth 250 persona, prej të cilëve 129 ende mbahen në Gaza.

Show More

Related Articles

Back to top button