LajmeSport

Luka Modriç merr vendimin pas ofertës së çmendur nga Arabia Saudite

Mesfushori kroat Luka Modriç ka shprehur dëshirën që të vazhdojë të luajë për skuadrën e Real Madridit. 37-vjeçari, fitues i “Topit të Artë”, ka arritur marrëveshjen me “Los Blankos” për të luajtur në “Bernabeu” edhe për një sezon.

Lajmin e konfirmoi e përditshmja spanjolleë “Marca”, që shton se kroati i ka thënë “JO” një oferte të çmendur që ka mbërritur së fundi nga Arabia Saudite. Ekipi i Al Ahlit kishte ofruar 80 milionë euro në sezon për Luka Modriçin, por ai ka refuzuar. Edhe pse bëhet fjalë për një ofertë të jashtëzakonshme, mesfushori ka shprehur dëshirën që të vazhdojë të luajë me Real Madrid edhe pse do të aktivizohet më rrallë për shkak të moshës, duke nisur rotacionin e brezave në ekip.

Kroati ka dëshirë që të vazhdojë të jetë protagonist me Real Madrid, duke rinovuar edhe me një vit kontratën që skadon më 30 qershor. Rinovimi do të bëhet publik ditët në vijim, duke refuzuar kështu transferimin në Arabinë Saudite

Show More

Related Articles

Back to top button