LajmeMaqedoni

Lukarevska i quajti spekulime se ASH do të merr pozicionin e drejtorit tek DAP

Nënkryetarja e LSDM-së dhe drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska, në “10 minuta” në TV21 e ka komentuar vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për faljen e ish-presidentit Gjorgje Ivanov.

“Sundimi i ligjit fitoi sepse sundimi i ligjit është një nga kushtet për raportet pozitive që duhet të marrim nga Komisioni Evropian”, tha Llukarevska.

Llukarevska, iu përgjigj deklaratave se Aleanca për Shqiptarët është e interesuar për postin e drejtorit në DAP.

“Ambiciozë ka pasur dhe do të ketë, por ka pasur dhe do të ketë spekulime”, thotë Lukarevska.

Ajo sqaroi se kishin një ekip të shkëlqyer negociator dhe i gjithë procesi i negociatave shkoi pa probleme.

Show More

Related Articles

Back to top button