BotaLajme

Makron: Franca do të mbështesë Irakun nëse kërcënohet sovraniteti i saj

Franca është e shqetësuar për rritjen e tensioneve në Lindjen e Afërt dhe është e gatshme të mbështesë Irakun nëse kërcënohet sovraniteti i saj, tha presidenti francez Emanuel Makron gjatë një bisede telefonike me kryeministrin irakian Mohamed Shia al Sudani.

Në kumtesën e Pallatit të Eliseut, thuhet se presidenti francez në bisedën e djeshme me Sudanin përsëriti edhe një herë se Iraku mund të llogarisë në mbështetjen e Francës nëse përballet me kërcënime dhe sulme ndaj sovranitetit dhe stabilitetit të saj, si dhe në luftën kundër terrorizmit.

Të dy liderët ranë dakord, me përfshirjen e Jordanisë, të vazhdojnë përgatitjet për samitin e ardhshëm në formatin e Bagdadit, në të cilin në Aman deri në fund të këtij viti do të mblidhen së bashku liderët kryesorë të rajonit dhe presidenti francez, i cili ftoi kryeministrin irakian të vizitojë Francën në fillim të vitit 2023.

Ndërkohë, ministrja e Jashtme franceze Ketrin Kolona foli dje me homologun e saj turk Mevlut Çaushoglu për operacionin e planifikuar ushtarak të Turqisë në Sirinë veriore dhe Irak.

Ajo shfaqi brengë për sulmet e fundit ajrore turke në këto zona dhe tregoi se asnjë operacion ushtarak nuk duhet të pengojë përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar grupin e armatosur terrorist Shteti Islamik.

Show More

Related Articles

Back to top button