LajmeMaqedoni

Maksuti: Me veting të mirëfilltë, vendi më afër BE-së

Profesori universitar i së drejtës kushtetuese Mersim Maksuti konsideron se një proces i mirëfilltë i vetingut do të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Vetingu në gjyqësi dhe prokurori paraqet një mekanizëm më të shpejt dhe të sigurt për të bind Komisionin Evropian se në vendin tonë vendoset sundimi i së drejtës por gjithmonë nëse ai zbatohet drejt dhe në mënyrë të paanshme nën autoritetin e një trupi profesional me nivel të lartë dhe me integritet që pa ndikime nga jashtë do të filtronin gjyqësinë dhe prokurorinë nga elemente kriminal dhe nga gjyqtarët dhe prokurorët joprofesionist”, deklaroi Maksuti për Indeks.mk

Sundimi i ligjit, shteti juridik është domosdoshmëri që duhet ta bëjmë me përgjegjësi maksimale, ishte porosia e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, në fjalimin vjetor, duke u bërë thirrje të gjitha palëve, partive politike, shoqërisë civile, por edhe mediave që të punojnë për një veting të mirëfilltë në vend.

“Ardhmëria është që ne t’i rrekemi punës që të punojmë me sinqeritet që të kemi një veting të mirëfilltë. Sundimi i ligjit, shteti juridik është domosdoshmëri që ne duhet ta bëjmë me përgjegjësi maksimale. Kjo përgjegjësi nuk i takon vetëm BDI-së, por është e të gjitha subjekteve politike, shoqërisë civile, detyrë e përhershme e mediave. I sigurojë mediat dhe shoqërinë civile se te ne kanë një partner të sigurt, për arsye se pa miratimin e këtij ligji, nuk mund të bëjmë asnjë hap drejt integrimit të vendit drejt BE-së”, tha Ahmeti.
Sipas tij, pa sundim të ligjit nuk bëjmë asgjë me integrimin e vendit drejt BE-së.

“Për anëtarësimin në BE ne mund të bëjmë deklarata edhe të bukura në ekranet televizive se do bëjmë këtë apo atë në të mirë të vendit, por të gjitha janë premtime zero, sepse ne vendin mund ta ndryshojmë, njerëzit mund t’i ndalim që të mos i braktisin foletë e tyre ku kanë lindur për të kërkuar jetë më të mirë në vendet e Evropës perëndimore, por njerëzit në foletë e tyre mund të mbeten vetëm e vetëm me anëtarësimin e vendit në BE”, nënvizoi Ahmeti.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, me rastin e ditës ndërkombëtare të luftës ndaj korrupsionit deklaroi se pa veting nuk ka sukses në luftën kundër krimit.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski këto ditë deklaroi se është duke u përgatitur projektligji i ri për veting.

Dujet rikujtuar se grupi parlamentar i BDI-së, që më 31 janar 2020, ka dorëzuar në Parlament projektligjin për veting për personat që mbajnë funksione publike në organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Ky ligj parashikon ngritjen e një Agjencie që do të kontrollonte të gjithë titullarët aktualë të funksioneve publike, si dhe të gjithë ata që do të kandidojnë. Atë kohë iniciativa e BDI-së nuk kaloi pasi dhjetë ditë më vonë Parlamenti u shpërnda për shkak të zgjedhjeve të planifikuara. (Indeks.mk)

Show More

Related Articles

Back to top button