LajmeRajon

Mandati i presidentes Osmani megjithatë s’rrezikohet, pavarësisht vendimit të Kushtetueses

Në disa raportime të mediave është thënë se një vendim i Gjykatës Kushtetuese mund ta rrëzojë presidenten Vjosa Osmani nga pushteti, por kjo po demantohet nga njohës të çështjes. 

Mediat duke cituar burime raportuan se “Kushtetuesja do t’i shpallë si jolegjitime dy deputetë të komuniteteve pakicë joserbe”, kjo pas kërkesës së ish-deputetit Veton Berisha.

Ky i fundit, ishte ankuar për orkestrim të votimit nga ana e Listës Serbe, e që paraqitej se rrjedhimisht, mund të ndikojë edhe në pozitën e presidentes Osmani.

Mandati i presidentes nuk rrezikohet

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, në një shkrim të bërë në rrjetin social Facebook, ka thënë se sipas praktikës së ndërtuar nga Gjykata Kushtetuese, por edhe standardet ndërkombëtare, në këtë rast nuk mund të rrezikohet mandati i Presidentes apo Qeverisë.

“Në rradhe të parë, ankesa e dorëzuar nga dy kandidatët për deputetë nëse rezulton e suksesshme, potencialisht mund të revokohet mandati i një deputeti nga partia Romani Iniciativa në dobi të kandidatit për deputet Veton Berisha, për shkak të dyshimeve potenciale për deformim të mekanizmit të ulëseve të garantuara, duke mos anuluar të gjitha votat që subjektet politike të komuniteteve joshumicë kishin fituar nga komunitetet tjera të cilave ata nuk i përkisnin”, ka thënë ai.

Miftaraj, po ashtu, ka theksuar se tani ka kanë kaluar afatet kohore në të cilët ka qenë e mundur të kontestohet ligjshmëria e zgjedhjes së presidentes së vendit.

“Sikurse, edhe në rast Gjykata vendos në favor të dy deputeteve, prapë se prape nuk mund të rrezikohet mandati i Presidentes, pasi që kanë kaluar afatet kohore kur ka qenë e mundur të kontestohet ligjshmëria e zgjedhjës së Presidentës së Republikës”, tha ai.

Një qëndrim në lidhje me situatën e ka dhënë edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i cili ka thënë se “nëse nuk ka një bazë ligjore bindëse, Gjykata Kushtetuese do të mbetet brenda kufijve të çështjes”.

“Që do të thotë se edhe nëse kandidati rom fiton, me siguri do të duhet një kërkesë tjetër për t’u dërguar në Gjykatën Kushtetuese për të pyetur nëse zgjedhja e Presidentit Osmani ishte legjitime, nëse një votë deputeti ishte e paligjshme.” – shkroi ai.

Megjithatë, në shkrimin e tij Selimi ka lënë të kuptohohet se qeveria aktuale e Kosovës është “joprofesionale”.

“Një vendim i mundshëm i Gjykatës Kushteutese do të krijojë një argument të fortë politik për opozitën apo shoqërinë civile pasi tani kemi disa vendime, ligje, vota nga shumica aktuale qeverisëse të shpallura si anti-kushtetuese nga Gjykata Kushtetuesa”, theksoi Selimi.

Show More

Related Articles

Back to top button