LajmeMaqedoni

Maqedoni: Këshilli i prindërve në shkolla kundërshton lëndën mbi edukimin seksual

Një numër i madh shkollave në Maqedoni janë duke kundërshtuar reformat e reja në arsim, përfshirë lëndën mbi edukimin seksual.
Këshillat e prindërve në disa shkolla maqedonase dhe shqiptare janë duke përgatitur peticione për ta kundërshtuar këtë reform, e cila pritet të hyjë në fuqi në vitin 2024.
Prindërit janë të shqetësuar se këto reforma që kanë të bëjnë me edukimin gjithëpërfshirës seksual do të dëmtojnë shëndetin e fëmijëve, sepse që në moshë të vogël do të jenë të detyruar, të mësojnë për prezervativin dhe për kontracepsionin oral.
Kjo reform përfshinë edhe temat: Gjinia dhe seksi; Shëndeti riprodhues dhe seksual; HIV; Diskriminimi dhe aspektet civile të tij; Dhuna seksuale; Trupi dhe marrëdhënia me trupin.
Nga organizatat joqeveritare thonë se është shumë i vogël numri i të rinjve që flasin për këtë temë. Sipas tyre, shkaku më i shpeshtë për gjendjen e keqe shëndetësore te të rinjtë janë mos informimi për shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues, madje nga mos pasja qasje në tema intime, vjen deri tek pasojat e ndryshme negative që sjellin probleme të ndryshme në zhvillimin jetësor të shëndetit psikik dhe fizik.

Show More

Related Articles

Back to top button