LajmeMaqedoni

Maqedoni, Komisioni për Çështje Evropiane e përfundoi debatin për ndryshimet e propozuara të Ligjit për ndërtim

Komisioni kuvendor për Çështje Evropiane sot e përmbylli debatin për amendamentet e shtruara për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, me procedurë të shkurtuar, si pjesë e pakos së ndryshimeve të pesë ligjeve lidhur me ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d, të shënuara me flamur evropian.

Seanca e Komisionit duhet të vazhdojë nesër me debatin për ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për shpronësim, ndërsa pjesë e rendit të ditës janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 (aksi: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projektit për autostradën Trebenisht – Strugë – Qafthanë) dhe Korridorit 10d (aksi i autostradës Prilep – Manastir). Si pjesë e pakos së ndryshimeve për ndërtimin e korridoreve paraprakisht Komisioni për Çështje Evropiane i votoi ndryshimet e ligjeve për marrëdhënie pune, për ndërtim dhe për planifikim urbanistik, të gjitha me procedurë të shkurtuar dhe për to është debatuar edhe në seancë plenare.

Show More

Related Articles

Back to top button