LajmeMaqedoni

Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan Memorandum bashkëpunimi në eurointegrimet

 Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Maraçiq dhe ministrja e Eurointegrimeve të Serbisë, Tanja Misheviq sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi në fushën e integrimeve evropiane. Dy ministrat i kanë vlerësuar raportet mes dy shteteve si të shkëlqyera dhe potencuan se kjo është edhe një konfirmim se jepet rëndësi e veçantë në bashkëpunimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe në plotësimin e qëllimeve tona strategjike – eurointegrimi.

Në konferencën për shtyp pas nënshkrimit të Memorandumit, zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi edhe se dy Qeverisë kanë detyrë dhe mision të njëjtë.

“T’i afrojmë qytetarët tanë me vlerat e BE-së në vitet e ardhshme, por edhe t’i bëjmë edhe më të dukshme përfitimet që do të kenë nga ai proces i anëtarësimit. Me Serbinë nuk jemi vetëm fqinjë dhe vende të afërta gjeografikisht. Me Serbinë kemi një të kaluar të përbashkët, lidhje të ngushta tradicionale mes dy popujve dhe më e rëndësishmja, kemi një të ardhme të përbashkët dhe të njëjtin interes: t’i zhvillojmë të dy vendet në një mënyrë evropiane dhe të sigurojmë një jetë më të mirë për qytetarët tanë”, tha. Mariçiq.

Të dyja vendet, siç theksoi zëvendëskryeministri, kanë bërë shumë dhe progresi i të dyja vendeve është i dukshëm.

“Sot kemi momentum politik dhe mbështetje nga Brukseli për t’i dhënë një dinamikë të re negociatave me BE-në. Agresioni rus kundër Ukrainës e bëri të qartë nevojën për bashkim dhe sigurimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, gjë që hapi mundësi të reja për rajonin për të bërë një hap përpara në integrimin evropian dhe në të njëjtën kohë i dha një shansë Ukrainës”, Moldavisë… “, tha Mariçiq.

Sipas tij, perspektiva evropiane e vendeve tona si kurr më parë është e arritshme, ndërsa ajo që pritet nga BE-ja është siguri dhe plan i qartë për zgjerimin e Unionit, që do të thotë nxitje për përshpejtim me proceset e transformimit të shoqërive.

Me nënshkrimin e sotëm të Memorandumit për bashkëpunim, zëvendëskryeministri tha se dy ministritë kontribuojnë drejt përgatitjeve më të suksesshme dhe lehtësimin e procesit të aderimit në BE.

Duke u përqendruar në nismën “Ballkani i hapur”, zëvendëskryeminstri tha se praktikisht na tregoi se si është të funksionohet në BE, ssi është të flasim për projekte infrastruktrore, për shkëmbim tregtar, mobilitet të qytetarëve tanë, për përforcim të ekonomisë dhe krijim të mjedisit stabil dhe të volitshëm për investime.

Ministrja serbe Mishçeviq theksoi se kimia dhe fryma mes dy institucioneve është e shkëlqyer, duke i quajtur dy shtetet “vëllazërore”, që merren me çështje strategjike.

“Ne kemi bashkëpunuar për një kohë shumë të gjatë dhe me sukses. Ndonjëherë ne mësojmë nga Maqedonia, ndonjëherë ata mësojnë nga ne”, tha Misheviq.

Pas konferencës për shtyp, të dy delegacionet do të mbajnë një punëtori në Qeveri kushtuar integrimeve evropiane. 

Show More

Related Articles

Back to top button