LajmeMaqedoni

Maqedonia e Veriut është larg barazisë së plotë gjinore

Edhe përskaj përparimit për 2,5 pikë nga matja e fundit në vitin 2019, në të gjitha fushat e Indeksit për barazi gjinore nevojiten shumë përmirësime. Maqedonia e Veriut në vitin 2022 ka arritur në 64,5 pikë dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm, do të nevojiten afërsisht 57 vjet që të arrihen pikët maksimale për barazinë gjinore që parashihen në indeks.

“Për fat të mirë, indeksi i dytë tregon se ka përmirësim të caktuar lidhur me barazinë gjinore në shtet dhe kjo është falë politikave që i zbatojmë si Qeveri dhe si institucione, por tregon se nevojitet të punohet shumë më shumë në krijimin e politikave që ky përparim të jetë më i madh,” tha Jovanka Trençevska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Hendeku gjinor tek fusha e Dijes, krahasuar me 5 fushat e tjera në Indeksit, është i vetmi ku pabarazia gjinore është më pak e favorshme për meshkujt krahasuar me femrat. Ndërsa pabarazia gjinore në sferën e punës, parave dhe fuqisë, tregon se gratë ballafaqohen me shumë barriera në qasjen deri te tregu i punës dhe prandaj më shpesh ato janë punëtore që nuk paguhen dhe janë më shumë të ekspozuara ndaj rrezikut për varfëri. Më së paku pabarazi ka në fushën e shëndetësisë.

“Barazia gjinore nuk ka të bëjë vetëm me të drejtat e grave, por ka të bëjë me krijimin e një shoqërie që është më e mirë për të gjithë që janë të përfshirë, burrat, gratë, fëmijët tanë dhe të rinjtë….”

Krahasuar me vendet e rajonit në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia e Veriut ka rezultat më të lartë. Tek të dhënat e indeksit të fundit Shqipëria ka 60,4 pikë, Serbia 58 dhe Mali i Zi 55, deklaroi Ami Larson Jain, Ambasadore e Suedisë në RMV. /alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button