LajmeMaqedoni

Mariçiq: Duam të përmbushim standardet e BE-së jo më vonë se 2030

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në fjalimin e tij në Konferencën “30 vjet marrëdhënie diplomatike maqedonase-gjermane: Bashkëpunimi dypalësh dhe mbështetje zhvillimore me North Rhine-Vestfalen”, organizuar nga Qendra presidenciale për edukim politik, theksoi se Gjermania është partneri më i rëndësishëm evropian i Maqedonisë së Veriut dhe Gjermania, tha ai, është vendi që na ka mbështetur më shumë në rrugën tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Për momentin, theksoi Mariçiq, po kalojmë një kohë të vështirë me fqinjët tanë.

“Ne e kemi tejkaluar çështjen afatgjatë me Greqinë, tani jemi në proces të tejkalimit të të njëjtës me Bullgarinë, por mendoj se duhet të fokusohemi te çmimi dhe çmimi është anëtarësimi në BE”, tha Mariçiq.

Duke iu drejtuar të rinjve, Mariçiq tha se brezi jonë ka për detyrë të marrë vendime të vështira, në mënyrë që brezi i ri të mos merret me të njëjtat gjëra.

Show More

Related Articles

Back to top button