LajmeMaqedoni

Mariçiq: Qëllimi ynë është të mbajmë në Maqedoni staf të ri dhe të arsimuar

Në takimin e mbajtur në kuadër të fushatës “Ne jemi Evropa”, zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, kanë vizituar Universitetin e Evropës Juglindore, ku janë takuar me studentët e universitetit. Në takim u trajtua rëndësia e programit “Erasmus Plus”, projektet e mobilitetit dhe rëndësia e tyre për progresin akademik.

“Programi “Erasmus Plus” u mundëson studentëve të arsimohen, të fitojnë njohuri dhe përvojë, ashtu si studentët nga vendet e tjera anëtare të BE-së. “Erasmus Plus” është shfaqur si një nga programet më të njohura të Bashkimit Evropian për arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin.

Mundësia për të shkëmbyer ide dhe praktika të mira në kuadrin evropian dhe ndërkombëtar është një frymëzim për gjenerata të shumta të nxënësve, studentëve, stafit arsimor, si dhe organizatave dhe institucioneve që janë në gjendje të përfitojnë nga përfitimet që janë në dispozicion për ne”, tha Mariçiq.

Programi “Erasmus Plus”, tha ai, rrit ndjeshëm kompetencat e të rinjve dhe krijon shumë mundësi të reja për ta në arsimin formal dhe joformal. Lëvizshmëria, njohuritë dhe aftësitë që bëhen të disponueshme për të rinjtë përmes programeve dhe fondeve të BE-së hapin një perspektivë të ndritshme për ta.

Mariçiq inkurajoi studentët dhe të rinjtë që të kërkojnë një mënyrë për të realizuar ambiciet e tyre dhe për të arritur qëllimet e tyre për një të ardhme progresive të Maqedonisë së Veriut në BE.

Show More

Related Articles

Back to top button