LajmeMaqedoni

Mariçiq: Takimi i liderëve hap i shkëlqyer, në ditët në vazhdim mund t’i lëvizim pozicionet

Takimi i liderëve ka qenë një hap i shkëlqyer në drejtim të duhur dhe në atë takim u panë kushtet e Qeverisë, respektivisht LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së opozitare për ndryshimet kushtetuese dhe në ditët në vazhdim mund të lëvizim pozicionet, por sigurisht që duhet të jetë brenda kufijve real, thotë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Mariçiq gjatë pjesëmarrjes në televizionin Sitel, ka thënë se duhet të vazhdohet nga aty ku është lënë takimi i liderëve, por ajo të jetë në suaza reale dhe me një bisedë të arsyeshme, për të arritur kështu në “pikën që bashkërisht të ndërmarrim dhe ndajmë përgjegjësinë”.

“Do t’i ofrojmë edhe një shans opozitës në ditët në vijim që t’i qaset këtyre bisedimeve që të mund bashkërisht të biem dakord dhe zbatojmë planin për ndryshime kushtetuese. Nëse kjo nuk ndodh dhe nëse apelet për një dialog të arsyeshëm nga ana jonë nuk japin fryt tek DPMNE, ne do të nisemi në bisedë me çdo deputet”, tha Mariçiq.

Sipas Mariçiqit, propozimet e VMRO-DPMNE-së lëvizin në korniza joreale dhe jashtë kornizës negociuese që nënkupton rinegociim të kornizës që tashmë është miratuar vitin e kaluar.

Show More

Related Articles

Back to top button