LajmeMaqedoni

Marsi 2023 me më shumë leje ndërtimi se marsi kaluar

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, gjatë muajit mars të vitit 2023 janë dhënë 415 leje ndërtimi, që është për 11.3% më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5,589,059 mijë denarë, që është për 21.9 % më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim, 220 (53.0%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 108 (26.0%) janë për objektet e ndërtimit të ulët dhe 87 (21.0%) për objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 415 objekte, tek 229 (55.2%) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa te 186 (44.8%) objekte si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 478 banesave, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 53 346 m2.

Show More

Related Articles

Back to top button