LajmeRajon

Masakra me 10 të vdekur në Cetinje, Mali i Zi shpall 3 ditë zie

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Cetinje të Malit të Zi.

Një person ka hapur zjarr duke vrarë të paktën 10 persona dhe më pas është vrarë nga një banor i zonës.

Dyshohet se autori i ngjarjes, një 34-vjeçar ka vrarë familjen e tij dhe më pas ka dalë në rrugë duke hapur zjarr ndaj qytetarëve. Mes viktimave dyshohet se ka edhe fëmijë.

Autoritetet thonë se ende po punohet për të zbuluar se përse 34-vjeçari vendosi të kryejë atë “akt të urryer” dhe bën thirrje për solidaritet me familjet e viktimave.

Në lidhje me këtë tragjedi Mali i Zi ka shpallur tri ditë zie. Në përputhje me Vendimin e Qeverisë, ditët e zisë janë të shtunën, të dielën dhe të hënën, përkatësisht datat 13, 14 dhe 15 gusht 2022.

Me rastin e zisë treditore, Qeveria njoftoi se flamujt do të vendosen në gjysmështizë në të gjitha objektet e organeve shtetërore dhe objektet e organeve të vetëqeverisjes lokale dhe publike.

“Me rastin e një ngjarje tragjike të paregjistruar, e cila ka rezultuar me humbjen e jetës së qytetarëve malazezë, Qeveria ka marrë vendim për shpalljen e tri ditëve zie në territorin e gjithë shtetit të Malit të Zi”, thuhet në vendim.

Show More

Related Articles

Back to top button